ABSTRAKTET

Abstraktet duhet të shkruhen në gjuhën angleze ose shqipe. Abstraktet janë të kufizuara deri në 300 fjalë. Ato nuk mund të përmbajnë tabela dhe grafikë. Në abstrakt duhet të përfshihen 3-5 fjalë kyçe. 

Struktura e abstraktit duhet të jetë si në vijim: Hyrja, Qëllimi i punimit, Metodat dhe materialet, Rezultatet, Diskutimi dhe Përfundimi. 

Titulli i dorëshkrimit duhet të shkruhet në shkronja të mëdha, në font Times New Roman, madhësia e shkronjave 14 pts, të theksuara. Lista e autorëve duhet të përfshijë mbiemrin, shkronjën e parë të emrit  dhe titullin akademik. Pas listës së autorëve ju lutemi përfshini institucionet e autorëve në renditje: Institucioni, Qyteti, Shteti. Më poshtë listës së institucioneve, shënoni emrin, adresën dhe adresën e-mail të autorit korespodent.

Pjesa tjetër e dorëshkrimit duhet të shkruhet në shkronjën "Times New Roman", madhësia e shkronjave 12pts. 

 

Të gjitha abstraktet të dorëzohen në formë elektronike në email adresën:

abstrakt.oftk@gmail.com 

Ju ftojmë që të na nderoni me pjesëmarjen tuaj aktive dhe të dorzoni punimet ( abstraktet ) tuaja deri me 30.09.2018. Njoftimi i pranimit apo refuzimit të punimit do t'i dërgohet autorit përkatës deri më 07.10.2018