Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës tani pranohet në WCPT me të drejta të plota

Të nderuar kolegë Fizioterapeut, ju njoftojmë që në takimin e 19-të të përgjithshëm të Konfederatës Botërore të Fizioterapisë( WCPT) të mbajtur sot në Gjenevë, Kryetarja e Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës znj.Dafinë Ibrahimi Kaçuri mori konfirmimin zyrtar që nga sot Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës bëhet anëtare me të drejta të plota e WCPT-së.

Urime të gjithëve

Me respekt,

OFTK


E MËRKURË, 15 MAJ, 2019 - 09:04 (2 MUAJË MË PARË)