Fillon procesi i kandidimit për anëtarë të Kuvendit të OFTK-sëpër zgjedhjet të cilat do të mbahen me datë 11 qershor 2019

Fillon procesi  i kandidimit për anëtarë të Kuvendit të OFTK-sëpër zgjedhjet të cilat do të mbahen me datë 11 qershor 2019

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duke u bazuar në rregulloren për organizimin e zgjedhjeve,  procedurën e kandidimit, mënyrën e zgjedhjes dhe revokimin e anëtarëve të organeve të Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës, nxjerrë këtë :

 

N J O F T I M MBI KRITERET E KANDIDIMIT PЁR KUVEND TË OFTK-së

 

I. Kandidati për anëtarë të Kuvendit të OFTK-së, duhet të jetë i përfshirë në listën e certifikuar të  votuesve.

 

II. Kandidati mund të kandidojë vetëm në regjionin - njësinë zgjedhore në të cilën është certifikuar në listën e votuesve.

 

III. Kandidati duhet të ketë nënshkrimet mbështetëse të 3 anëtarëve të cilët duhet të jenë nga lista zgjedhore e njëjtë me kandidatin. 

 

IV. Një anëtarë nga lista votuese mund të mbështesë vetëm një kandidatë për Kuvend të OFTK-së.

 

V. Aplikacioni i plotësuar dorëzohet nga data  13.05.2019  deri më 27.05.2019 në zyrat e OFTK-së, ose në email kqz.oftk@gmail.com. 

 

VI. Kandidati i cili aplikon për anëtarë të Kuvendit të OFTK-së, nuk mund të jap nënshkrim mbështetës për  veten.

 

Aplikacioni dhe Njoftimi për kriteret e Kandidimit për anëtar të OFTK-së 


E MËRKURË, 15 MAJ, 2019 - 20:55 (5 MUAJË MË PARË)