KQZ shpall rezultatet preliminare të zgjedhjeve për Kuvendin e OFTK-së

Fillimisht, KQZ-ja falënderon të gjithë anëtarët e OFTK-së, komisionet e njësie zgjedhore dhe Sekretariatin e KQZ-së për punën dhe angazhimin për mbarëvajtjen e suksesshme të procesit zgjedhor.

 

Nga raportimet e komisioneve të njësive zgjedhore është vlerësuar se mbarëvajtja e procesit ka qenë shumë e rregullt, pa asnjë problem të vetëm, me një dalje jashtëzakonisht të kënaqshme të votuesve, që arrin mbi 63.64%.

 

Komisionet e njësive zgjedhore kanë proceduar me kohë rezultatet e njësive zgjedhore në KQZ të cilat KQZ-ja i shpall si rezultate preliminare sipas njësive zgjedhore.

 

Siç, ju kemi njoftuar më herët në 5 njësi zgjedhore nuk janë mbajtur zgjedhjet për faktin se nuk ka pasur kundër-kandidat.

 

KQZ-ja me datë 12 qershor 2019 në ora 16:00 do të certifikojë rezultatet zgjedhore

 

Më poshtë gjeni rezultatet e të gjithë kandidatëve sipas njësive zgjedhore Regjioni Mitrovicë dhe Regjioni Ferizaj  

 

 

Kandidatët e hijezuar me ngjyrë të verdhë kanë fituar mandatin për anëtarë të OFTK-së, sipas Rezultateve Preliminare.

 

 

 Njoftohen të gjithë kandidatët e pakënaqur se mund të ushtrojnë ankesë në afat prej 12 orësh nga mbyllja e vendvotimeve dhe shpallja e rezultateve nga komisioni i njësisë zgjedhore.

 


E MARTË, 11 QERSHOR, 2019 - 20:07 (5 DITË MË PARË)