U mbajt Mbledhja Konstituive e Kuvendit të Legjislaturës së dytë të OFTK-së

Sot me datë 26 qershor 2019 është mbajtur mbledhja konstituive e Kuvendit të OFTK-së.

 

Mbledhjen e hapi z. Isuf Maraj – delegati më i vjetër Kuvendit.

 

Po ashtu, Kuvendin e përshëndetën z. Bekim Haxhiu – Deputet Kuvendit të Republikës së Kosovës, Z. Pleurat Sejdiu – Kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, z. Naser Rrustemaj – Kryetar i Odës së Infermierëve të Kosovës, si dhe Profesoreshë Hajrije Hundozi-Hysenaj.

 

Znj. Dafinë Ibrahimi-Kaçuri tani më ish-Kryetare e OFTK-së prezantoi punën e sajë dhe të arriturat e odës gjatë mandatit të sajë. 

 

Pas, përfundimit të fjalimeve anëtarët e Kuvendit të Legjislaturës së dytë dhanë betimin.

 

Në pjesën e dytë sipas agjendës ishte Zgjedhja e Kryetarit të OFTK-së

 

Për kryetar të OFTK-së ishin 3 kandidatë: z. Driton Tifeku, Feim Gashi dhe z. Naser Lahu.

 

Në raundin e parë kandidatët nuk arritën 50% + 1 votë të anëtarëve prezent në votim

Gjithsej votuan 60 anëtar të Kuvendit dhe rezultati ishte si në vijim:

1. Feim Gashi 30 vota

2. Naser Lahu 21 vota

3. Driton Tifeku 8 vota

Ndërsa një votë ishte e pavlefshme.

 

Në Raundin e dytë procesit zgjedhor ju nënshtruan edhe një herë dy kandidatët me më shum vota, ku gjithësejt votuan 59 anëtarë të Kuvendit, dhe pas votimit rezultati ishte si në vijim:

1. Feim Gashi 33 vota

2. Naser Lahu 25 vota

Ndërsa një votë ishte e pavlefshme.

 

Pas raundit të dyt të votimit Kryetar i OFTK-së për mandat katër vjeçar u zgjodh Z. Feim Gashi.

 

 


E MËRKURË, 26 QERSHOR, 2019 - 19:27 (2 MUAJË MË PARË)