ODAT E PROFESIONISTËVE SHËNDETËSORË ME MARRËVESHJE TË PËRBASHKËT

Odat e profesionistëve shëndetësorë në Kosovë kanë nënshkruar një kotratë të përbashkët, mbi zbatimin e projektit për ndërtimin e objektit, për nevojat e ushtrimit të veprimtarisë dhe funksioneve publike të përcaktuara me Ligj.

 

Ky objekt i përbashkët i Odave do të jetë i projektuar për të siguruar një sipërfaqe të mjaftueshme për nevojat e tyre.

Ndërtimi I objektit pritet të zbatohet në kuadër të projektit të LUX DEV – Agjencisë për bashkëpunim të Luksemburgut dhe nëpërmjet projektit “Health Support Programme in Kosovo Phase II”.

Kontrata është nënshkruar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), Oda e Infermierëve të Kosovës (OIK), Oda e Stomatologëve të Kosovës (OSK), Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK), Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës (OFTK), të gjithë në cilësinë e përfaqësuesve dhe zbatuesve të projektit.

http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=369566&fbclid=IwAR0dMLrVsxSfSPstipk4sNTq-_Y34sTaC2YpKZXZ9oIVZJuC_P6AEQopTO4


E MËRKURË, 14 GUSHT, 2019 - 11:57 (3 MUAJË MË PARË)