KQZ hap afatin e aplikimit për Organet e OFTK-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për Odën e Fizioterapeutëve të Kosovës në mbështetje të nenit 30, 31, 32, 33 dhe 34 të rregullores për organizimin e zgjedhjeve, procedurën e kandidimit, të zgjedhjes dhe revokimit të anëtarëve të Organeve të Odës të Fizioterapeutëve të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur me  20/08/2019, nxjerr këtë :

VENDIM

PËR PROCEDURAT DHE KRITERET E KANDIDIMIT DHE ZGJEDHJES NË ORGANET E OFTK-së.

 

1.      Këto procedura do të zbatohen për zgjedhjen e Këshillit Drejtues, Këshillit Mbikqyrës, Këshillit Etik, Gjyqit të Nderit dhe Prokurorit të Odës.

2.      Të drejte kandidimi kanë të gjithë anëtarët e kuvendit të OFTK-së.

3.      Anetari i Kuvendit nuk mund të kandidoje për zgjedhje në më shumë se një organ.

4.      Kandidatet duhet të kenë mbështetjen (nenshkrimin) e 3 anetareve të kuvendit të OFTK-së.

5.      Një anëtare i kuvendit ka të drejte mbështetje të vetëm një kandidati për një organ.

6.      Kandidati i cili aplikon nuk ka të drejte nënshkrimi mbështetës për kandidaturen e tij.

7.      Aplikacioni dorezohet përmes e-mailit: kqz.oftk@gmail.com  ose në zyret e OFTK-së.  

8.      Afati i kandidimit është nga data 21.08.2019 deri me 30.08.2019 ora 14:00 (aplikacionet të cilat dergohen mbas afatit kohor nuk do të merren parasysh)

Kliko këtu për vendimin


E MËRKURË, 21 GUSHT, 2019 - 14:26 (3 MUAJË MË PARË)