DEKLARAT

 

Deklarat

Kryetari i Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës me bashkëpunëtorë, pas një takimi qe mbajti me Avokatin e Popullit, nxjerr ketë deklaratë:

Pas takimit të mbajtur mes të dyja palëve me datën 11.12.2019 në Zyrat e Avokatit të Popullit, ky i fundit është njoftuar për punën dhe obligimet e Fizioterapeutëve në Republikën e Kosovës. Njëkohësisht është informuar me shqetësimin dhe tendencën e një pjese të profesionistëve të një dikasteri tjetër shëndetësor që të barazvlerësohet puna specifike e Fizioterapeutëve. Të gjithë profesionistët janë të vlefshëm për sistemin shëndetësorë dhe dallojnë për nga përgatitja dhe specifika profesionale, njëjtë dhe Fizioterapia është profesion i pavarur shëndetësor sipas Ligjit të Shëndetësisë dhe atij të profesionistëve shëndetësor. Koeficenti 3.2 për Fizioterapeutë, Psikolog Klinik dhe Logoped, në krahasim me profesione tjera shëndetësore, Stomatolog, Farmacist, Mjek është më i ultë se ai që ka qenë në koeficientet e pagave deri tash.

Avokati i Popullit dhe kryetari i OFTK-së gjatë takimit informues për shqetsimet e ngritura lidhur me koeficientin e pagës së fizioterapeutëve dhe prezantimit të fakteve nga ana e këtij të fundit, u vlerësua se nuk ka vend për shqetësime në lidhje me këtë problematikë, madje Avokati i Popullit shprehu keqardhje për mos informim të mirë dhe korrekt nga ana e profesionistëve të tjerë shëndetësor.

Fizioterapia si profesion i pavarur shëndetësor dallon nga infermieria, stomatologjia , farmacia etj. Ne mbështesim çdo avancim të të gjithë profesionistëve shëndetësorë, njëkohësisht apelojmë te pjesa e pakënaqur që mos koordinimet që i kanë brenda komunitetit të mos i vënë në lajthitje institucionet përgjegjëse.

 

 Msci Feim Gashi PT

Kryetari i Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës

 


E ENJTE, 12 DHJETOR, 2019 - 14:36 (NJË MUAJ MË PARË)