Mirënjohje

 

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës me datë 30.10.2018 në ambientin e zyrës së OFTK-së ndanë mirënjohje për kontributin e dhënë në Profesionin e Fizioterapisë për gjeneratat e para të fizioterapeutëve. Janë ata të cilët filluan të parët të ushtrojnë dhe promovojnë profesionin e Fizioterapisë me shumë zell, vullnet dhe profesionalizëm në Kosovë. Tani në pension ju urojmë shëndet dhe njëherit i falënderojmë për kontributin e tyre, Znj.Zumreta Durguti, Z.Safet Pinduku, Z.Gani Muqolli dhe Z.Fatos Pula.

Me respekt, OFTK


E MARTË, 13 NËNTOR, 2018 - 14:52 (10 MUAJË MË PARË)