Kongresi i I-rë Ndërkombëtar i Fizioterapisë në Kosovë

 

Përfundoi punimet Kongresi i I-rë Ndërkombëtar i Fizioterapisë në Kosovë

Mbi 520 pjesëmarrës në Kongres, me 5 sesione u prezantuan 22 punime shkencore nga fusha e fizioterapisë dhe 2 puntori (workshop-e). Kryetari i Kongresit njëherit Kryetari i Keshillit Organizativ  Z.Bekim Haxhiu u shpreh tejet i Kënaqur me nivelin e prezantimeve shkencore, me puntoritë dhe me numrin e pjesëmarrësve në këtë Kongres. Në emër të Këshillit Orgaizativ të Kogresit ai falenderoj të gjithë kolegët pjesëmarrës në këtë event shkencorë, ndër më të madhin të organizuar pas luftës.

“Puna e fizoterapeutëve duhet të vlerësohet në vendin tonë. Ata duhet të jenë krenar me punën e tyre. Ne ishim të parët në rajon që në Fakultetin e Mjekësisë filluam me programin e fizioterapisë. Ne për këtë fakt duhet edhe ti ruajmë fizeterapeutët që janë në Kosovë”, tha kryetari Haxhiu.

Të pranishmit i falënderoj dhe Kryetarja e Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës Znj. Dafinë Ibrahimi-Kaçuri duke ju shprehur mbështetje të gjithë fizioterapeutëve në edukimin e vaazhdueshëm profesional.

"Ne si Ode e Fizioterapeutëve jemi duke punuar qe kompetencat e Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, kompetencat e licencimit, kompetencat e anëtarësisë, qeshjet etike profesionale dhe kompetencat e tjera ti kemi prioritet deri ne fund te këtij mandat" tha Kryetarja Kaçuri

Ky Kongres u organizua nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili dhe mori pjesë në hapjen e  Kongresit.

Para të pranishmëve, në fjalën e tij, Kryeministri Haradinaj, duke i uruar suksese Kongresit, theksoi se edhe Qeveria edhe ai është i nderuar, që së bashku dëshmohet një seriozitet i punës së fizioterapisë në Kosovë.

 “Në emër të Qeverisë së vendit, duke iu uruar punime të suksesshme këtij kongresi ndërkombëtar, të parin në Prishtinë, ju ftoj të rrugëtojmë bashkë për të mirën e pacientit dhe shëndetësisë në Kosovë”, tha Kryeministri Haradinaj.

Me respekt,

OFTK

 


E MARTË, 13 NËNTOR, 2018 - 15:06 (10 MUAJË MË PARË)