PËR KONGRESIN

Tё nderuar kolegё, profesionistё tё fushёs sё Fizioterapisë kemi nderin dhe kёnaqёsinё të ju informojmë se nën organizimin e Odës së Fizioterapeutëve të Kosovë do të mbahet Kongresi i I -rë Ndërkombëtar i Fizioterapisë në Kosovë. Kongresi do të jetë 2 ditor dhe do të mbahet  më 19-20 Tetor 2018 në Hotel "Emerald" Prishtinë.

Pjesë e kongresit do të jenë profesionistë vendor dhe ndërkombëtar ku gjatë 2 ditëve do të bëhen prezentime, debate dhe diskutime shkencore në fushën e Fizioterapisë dhe ato fusha të përafërta me Fizioterapinë. 

Qëllimet dhe benefitet e Kongresit:

Kongresi do të adresojë çështje të rëndësishme në Fizioterapi  dhe do të jetë një mundësi unike që fizioterapeutët dhe profesionistët tjerë shëndetësorë të njihen me trendet e fundit të zhvillimeve në fushën e fizioterapisë dhe shëndetësisë në përgjithësi. 

Kongresi ofron mundësinë që të promovohet puna që bëhet në vendin tonë, njëherit Kosova do të përfitojë edhe një mundësi të mirë të promovimit ndërkombëtarë, duke marrë parasysh edhe pjesëmarrjen e ekspertëve ndërkombëtarë në Kongres. Vendi do të ketë mundësinë e avancimit në fushën e fizioterapisë dhe kjo si rezultat i rekomandimeve të dala nga Kongresi i I -rë Ndërkombëtar i Fizioterapisë në Kosovë.

Temat:  

1. Sfidat e profesionit të Fizioterapisë në Kosovë

2. Përvojat klinike në Fizioterapi

3. Tema të lira

Sipas vlerësimit të Komisionit për EVP pranë OFTK-së, pjesëmarrja në Kongres vlerësohet me pikë kredituese:

1. Për pjesëmarrje aktive 20 pikë

2. Për pjesëmarrje pasive 15 pikë

Pagesa për pjesëmarrjen në Kongres bëhet si në vijim:

Anëtarët OFTK-së 10 euro
 
Jo anëtarët e OFTK-së 20 euro
 
Studentët 10 euro
 
 
Pagesa për pjesëmarrje bëhet në llogarinë e Kongresit:
 
 
17-01-0169000004.93 NLB Banka
 
AGJENDA E KONGRESIT
 
 
 

Dita e parë

10:00 - 12:00 Regjistrimi i pjesëmarrësve

12:00 Hapja e Kongresit

12:00 - 12:10 Hapja e Kongresit dhe fjala përshëndetëse nga Kryetari i Kongresit Dr.Sc.PT Bekim Haxhiu

12:10 - 12:20 Fjala përshëndetëse nga Kryetarja e Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës Dr.Sc.PT Dafinë Ibrahimi-Kaçuri

12:20 - 12:30 Fjala përshëndetëse nga Kryeministri i Republikës së Kosovës z Ramush Haradinaj

12:30 - 12:40 Fjala përshëndetëse nga Ministri i Shëndetësisë z Uran Ismaili

12:40 – 12:50 Fjala përshëndetëse nga Kryetarja e Bordit Editoial të Kongresit

Prof.Dr Hajrije Hundozi-Hyseni

12:50 – 13:10 Fjala përshëndetëse e nga Odat e Rajonit

SESIONI 1

1. 13:15 – 13:45 Giovanni Bove -”Efekti i tratimit osteopatik manipulativ te popullata e re e shëndetshme “

2. 13:45 - 14:15 Danilo Zichichi -“Zonat refleksive”

3. 14:15 - 14:45 Pauza e kafes

SESIONI 2

14:45 - 15:10 Arian Selmani -“ Fibroza cistike”

15:10 - 15:25 Ligjëratë- Bekim Haxhiu -“Sfidat, roli dhe efekti i fizioterapisë në parandalimin dhe trajtimin e lëndimeve sportive në Kosovë”

15:25-15:40 Naser Lahu -“ Ndikimi i traksionit cervikal dhe metodat manipulative në raport me cervikalgjinë kronike”

15:40- 15:55 Arbnora Ibrahimaj- Gashi “ Ndikimi i Masazhës së thellë tranzverzale në dhimbjet kronike jo specifike të shpinës”

15:55 – 16:10 Shkurta Rrecaj- “ “ Rezultatet e terapisë fizikale dhe splintimi tek djegjet e shuplakës, eksperienca jonë katër vjeçare”

16:10 – 16:25 Sylejman Miftari- “ Roli i fizioterapisë në trajtimin e Krahut të ngrirë”

16:25 – 16:40 Zymrete Ibrahimi Jakupi- “ Implementimi i shëndetit elektronik në Republikën e Maqedonisë”

16:40- 17:00 Driton Tifeku -“ Trajtimi konzervativ te subluksacioni i artikulacionit tibiofibular proksimal”

19:00 Darka

Dita e dytë

SESIONI 3

10:00 - 10:30 Ismet Shalaj - Punëtori -“ Vlerësimi biomekanik i boshtit kurrizor me “ back scan- 3D of spine”

10:30-10:45 Erion Hiluku -“Fizioterapia në kancerin e gjirit: Rehabilitimi post-kirurgjik i linfedemës dhe supit

10:45-11:00 Zana Gergi-“ A ka ndonjë ndërlidhje në mes të kontrollës së trungut dhe performancës së ecjes tek fëmijët me paralizë cerebrale spasike?”

11:15-11:30 Ervin Meqikukiqi- “Dallimi në mes të riparimit të meniskut dhe meniscectomisë parciale”

11:30-11:45 Merita Qorolli – “Vlerësimi i forcës së kapjes dhe fleksionit të gishtrinjëve të dorës tek pacientët me Artrit Reumatoid”

11:45-12:00 Samire Beqaj- “Mosha e zhvillimit të aftësive të vrazhda motorike tek fëmijët kosovar me sindromën down”

12:00 – 12:30 Pauza e kafes

SESIONI 4

12:30-13:00 Prezantim promocional “Iskra medical”

13:00 – 13:15 Bajram Shyti-“Njohurit e pacienteve mbrenda spitalor me osteoporozën dhe ndikimin që ka fizioterapia “

13:15-13:30 Teuta Shala – “Trajtimi i lymfedemës në ekstremitetin e sipërm tek kanceri i gjirit- drenazha manuale limfatike”

13:30-13:45 Arjeta Azemi- “Efikasiteti i terapisë fizikale në trajtimin e spondilozës

cervikale”

13:45-14:00 Arta Ibrahimi- “Pushimet mjekësore nga dhimbjet e shpinës dhe ndikimi i obezitetit në prolongimin e saj

14:00-14:30 Pauza e kafes

SESIONI 5

14:30-14:45 Veton Alushaj –“Ndikimi i terapisë fizikale në kualitetin e jetës tek pacientët me dhimbje të shpinës”

14:45-15:00 Mirjetë Hoti- “Ndikimi i faktorëve ambiental në paraqitjen e skoliozës”

15:00-15:15 Irfan Halimi-“ Rehabilitimi fizikal pas endoprotezës së kërdhokullës”

15:15-15:30 Arbanis Maxhuni - “Rehabilitimi fizoterapeutik me anë të terapisë voodoo floss dhe benefitet e saj”

16:00 Shperndarja e Çertifikatave
 
 
 
Ju ftojmë që të na nderoni me pjesëmarjen tuaj nё kёtё Kongres.

Kongresi i I-rë Ndërkombëtar i Fizioterapisë Kosovë, Prishtinë 19-20 Tetor 2018 Hotel "Emerald" Adresa: Magjistralja Prishtinë-Shkup, 10000 Prishtinë