UDHËZIMET PËR AUTORË

Autorët dhe bashkëautorët propozojnë formën e dëshiruar të prezantimit dhe pas procesit të rishikimit, Këshilli Shkencor informon autorët për vendimin e tyre lidhur me formën e prezantimit.

Punimet të cilat paraprakisht duhet të dorëzohen (në formë elektronike) te Kordinatori i prezentimeve, duhet të prezentohen nga një bashkëautorë i punimit. 

Punimet mund të jenë në formë:

1. Prezentimimit oral 15 minuta (12 min prezentim, 3 min diskutim), 

2. Mini oral 10 minuta (8 minuta prezentim, 2 minuta diskutim)  dhe 

3. Poster prezentim ( dimenzionet e posterit duhet të jenë 91x120 cm). 

Libri. Gjithë përmbajtja e abstraktit është në përgjegjësinë e autorit (ve).

Mbiemri i autorit prezent duhet të nënvizohet. Prezentuesit duhet të regjistrohen si pjesëmares të  Kongresit.


UDHËZIME TEKNIKE

Abstraktet duhet të shkruhen në gjuhën angleze ose shqipe. Abstraktet janë të kufizuara deri në 300 fjalë. Ato nuk mund të përmbajnë tabela dhe grafikë. Në abstrakt duhet të përfshihen 3-5 fjalë kyçe. 

Struktura e abstraktit duhet të jetë si në vijim: Hyrja, Qëllimi i punimit, Metodat dhe materialet, Rezultatet, Diskutimi dhe Përfundimi. 

Titulli i dorëshkrimit duhet të shkruhet në shkronja të mëdha, në font Times New Roman, madhësia e shkronjave 14 pts, të theksuara. Lista e autorëve duhet të përfshijë mbiemrin, shkronjën e parë të emrit  dhe titullin akademik. Pas listës së autorëve ju lutemi përfshini institucionet e autorëve në renditje: Institucioni, Qyteti, Shteti. Më poshtë listës së institucioneve, shënoni emrin, adresën dhe adresën e-mail të autorit korespodent.

Pjesa tjetër e dorëshkrimit duhet të shkruhet në shkronjën "Times New Roman", madhësia e shkronjave 12pts. 

 

Të gjitha abstraktet të dorëzohen në formë elektronike në email adresën:

abstrakt.oftk@gmail.com  

Ju ftojmë që të na nderoni me pjesëmarjen tuaj aktive dhe të dorzoni punimet ( abstraktet ) tuaja deri me 30.09.2018. Njoftimi i pranimit apo refuzimit të punimit do t'i dërgohet autorit përkatës deri më 07.10.2018.