RRETH NESH

 

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës është organizatë e pavarur e cila mbron dhe prezanton interesat profesionale të anëtarëve të saj, siguron standardet e larta të kodit të etikës dhe deontologjisë mjekësore. Oda promovon dhe mbron veprimtarinë e fizioterapeutëve në institucionet shëndetësore publike dhe private, siguron edukimin e vazhdueshëm profesional me qëllim të ofrimit sa më cilësor të fizioterapisë dhe shërbimeve tjera që kanë të bëjnë me kujdesin shëndetësor.